Mercedes do t’i pengojë ngasësit e dehur të vozitin veturën e tyre.
Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz është i interesuar për teknologjinë e kompanisë koreano-jugore, PiQuant, e cila do t’i pengojë shoferët të ndezin automjetin nëse janë nën ndikimin e alkoolit.
Ndryshe nga sensorë të ngjashëm që testojnë frymëmarrjen e shoferit, teknologjia e re do të kontrollojë nëse shoferi është i dehur duke skanuar gjurmët e gishtave të tij, raporton Business Korea.
Sipas zhvilluesve, teknologjia mund të futet në butonin e fillimit të motorit dhe shoferët nën ndikimin e alkoolit nuk do të mund të ndezin automobilin ose do të kalojnë në një sistem automatik drejtimi.
Kompania Piquant arriti të zhvillojë një teknologji të bazuar në spektroskopi, e cila mat sasinë e alkoolit në gjak vetëm duke prekur gishtat. /Katror.info