Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të ngrisë zërin kur bëhet fjalë për Kosovën.
Sot në 15 vjetorin e pavarësisë, përmes rrjeteve sociale, Dua Lipa ka bërë thirrje sërish që të liberalizohen vizat për Kosovën.
Këngëtarja ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët./Katror.info