Një postim i superyllit të futbollit dhe tani fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, mund të bëhet postimi më i pëlqyer në Instagram, me mbi 58 milionë pëlqime (dhe që po numërohen!), shkruan Guinness World Record.
Postimi që e çoi Messin të sigurojë këtë rekord përmban disa foto të tij duke mbajtur trofeun e famshëm Jules Rimet si dhe imazhet e tij duke festuar me shokët e skuadrës.
@world_record_egg kishte rekordin i këtij titulli, me 55.7 milionë pëlqime kur u verifikua për herë të fundit nga Rekordet Botërore Guinness.
Kujtojmë që Messi luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në klub për Barcelonën në Spanjë, duke vendosur rekorde të shumta përpara se të transferohej te PSG në verën e vitit 2021./Katror.info