Ylli i pop muzikës nga Tenesi, Miley Cyrus, edhe një herë tjetër tregoi se është unike në stilin e saj.
Së fundi këngëtarja lansoi videoklipin e këngës më të re “Flowers”, e cila jo vetëm se mori miliona klikime në YouTube, por edhe u komentua paraqitja e këngëtares në të.
Cyrus riktheu fustanin ikonik të markës “Saint Laurent” të dizajnuar për koleksionin e vjeshtës në vitin 1991.
Fustani është i punuar i tëri në ngjyrë ari, i ndarë në dy pjesë, i cili vinte në pah format e trupit të saj.
Miley njihet për bashkëpunimin me markën e njohur, e cila ka një gardërobë në stilin rock n’roll të dizajnuar nga Anthony Vaccarello posaçërisht për të.
Marka ka rikthyer shumë veshje të viteve ‘90 në sfilatën e fundit të cilat Miley do t’i përdorë në promovimin e albumit që do ta lansojë në mars të këtij viti “Endless Summer Vacation”.