Miqtë tuaj më të ngushtë mund të ndajnë më shumë sesa thjesht interesa të përbashkëta shije të ngjashme, gusto të njëjtë. Bashkë mund të ndani edhe ADN-në.
Stanford dhe institucione të tjera kërkimore kanë zbuluar se miqtë ndajnë më shumë ADN-në mes njëri – tjetrit sesa me të huajt. Kjo ngjashmëri gjenetike nuk është thjesht diçka e rastësishme apo diçka që fitohet përgjatë qëndrimit.
Me ADN-në lind. Shpjegimi mund të jetë sepse ne priremi të shoqërohemi me njerëz që kanë gjene të ngjashme.
Kjo quhet homofili sociale dhe tregon se si shoqëria jonë mund të ndikohet nga biologjia jonë, njësoj siç mund ndikojë në gjëra të tilla si sa mirë ia dalim në shkollë ose sa të shëndetshëm ne jemi./Katror.info