Mira Murati, ajo që ndihmoi të ndërtohej ChatGPT, tani po udhëheq revolucionin e saj të inteligjencës artificiale. Nga CTO e OpenAI te themeluese e Thinking Machines Lab, një startup i fokusuar në modele të sigurta dhe të hapura AI, ajo ka arritur një vlerë prej 12 miliardë dollarësh brenda pak muajsh.
E rritur në Vlorë dhe larg Silicon Valley, Mira la Shqipërinë në moshën 16-vjeçare për të studiuar jashtë. Pas diplomës në Dartmouth, ajo punoi në Tesla, ku kontribuoi te Model X dhe Autopilot. Në 2018 u bashkua me OpenAI dhe udhëhoqi ekipet që zhvilluan Codex, DALL·E dhe ChatGPT, duke u bërë në 2022 gruaja më e fuqishme në AI si CTO e kompanisë, shkruan TP.
Kur Sam Altman u shkarkua papritmas në fund të 2023, Mira mori drejtimin si CEO e përkohshme, duke ruajtur stabilitetin e kompanisë. Në 2024, ajo u largua heshturazi, me një vizion të qartë për të ndërtuar diçka sipas kushteve të saj.
Në 2025, ajo themeloi Thinking Machines Lab, duke ngritur menjëherë 2 miliard dollarë dhe duke tërhequr vëmendjen e Mark Zuckerberg, i cili përpiqej të rekrutonte të gjithë ekipin e saj. Madje një inxhinieri iu ofrua 1 miliard dollarë, por askush nuk pranoi, sepse besonin më shumë te vizioni i Mirës sesa te paratë e Zuckerberg.
Sot, Mira Murati është një nga emrat më të besuar dhe më të fuqishëm në teknologjinë e AI-së. Historia e saj, nga një qytet i vogël në Shqipëri deri te sfidimi i miliarderëve në Silicon Valley, është një nga më impresionueset në botën e teknologjisë. /Katror.info