Bota e teknologjisë tashmë ka thyer kufinjtë dhe e ka shndërruar botën në një fshat global.
Bashkë me të edhe sukseset dhe puna kreative e shqiptarëve anë e mbanë botës po njihet dhe po vlerësohet tej mase.
Së fundmi, në konferencën e 10 vjetorit të organizatës code.org, ka marrë pjesë edhe Mira Murati, koka kryesore pas teknologjisë së fundit të kompanisë Open AI. Murati në këtë panel është ulur krah fytyrave më emintete të teknologjisë, siç është Bill Gates.
“Çfarë nate për të festuar 10 vjetorin e @codeorg së bashku me Bill Gates, Mira Murati, Aloe Blacc, Superintendent Bob Runcie dhe vajza të reja të mahnitshme në shkencën e kompjuterave”, njoftoi Hadi Partovi, themelues dhe CEO i Code.org në rrjetin e tij social Facebook.
Code.org® është një organizatë jofitimprurëse e inovacionit arsimor, e dedikuar për vizionin që çdo nxënës në çdo shkollë të ketë mundësinë të mësojë shkenca kompjuterike si pjesë e edukimit të tyre bazë K-12.
Kjo organizatë zgjeron qasjen në shkencat kompjuterike në shkolla, me fokus në rritjen e pjesëmarrjes nga të rejat dhe studentët nga grupe të tjera të nënpërfaqësuara. Ofruesi kryesor i kurrikulës së shkencave kompjuterike K-12 në distriktet më të mëdha shkollore në Shtetet e Bashkuara, Code.org organizon gjithashtu fushatën vjetore Hour of Code, e cila ka angazhuar më shumë se 15% të të gjithë nxënësve në botë.
Code.org mbështetet nga donatorë bujarë duke përfshirë Microsoft, Amazon, Google dhe shumë të tjerë./Katror.info