Adnan Kastrati është një kirurg i njohur shqiptar që është zhvendosur në Gjermani. I diplomuar dhe specializuar në Shqipëri për kardiologji, ai aktualisht është ndër figurat më prestigjoze të kardiokirurgjisë në Gjermani.
Kastrati rezulton të ketë mbi 800 publikime shkencore dhe sipas ‘Scopus’, punimet e tij janë cituar rreth 76 mijë herë.
Ai mori titullin professor në vitin 2000 në Mynih pas nje karriere të gjatë shkencore dhe kërkimore pranë Universitetit Teknik të Mynihut.
Pikat kyçe të punës së tij kërkimore qëndrojnë në përmirësimin e strategjive të trajtimit të pacientëve me sindromin akut koronar, në zbulimin e stenteve dhe përmirësimin e sigurisë dhe efektivitetit të tyre.
- Advertisement -
Mjeku shqiptar aktualisht drejton qendrën kërkimore ‘ISSAR’ në fushën e kardiologjisë që merret me punë kërkimore shkencore. Kastrati është vlerësuar me disa tituj nga shoqata kardiologjike gjermane dhe evropiane.