Një suplement i përditshëm me multivitamina dhe minerale mund të zvogëlojë rënien kognitive/njohëse (vështirësitë e të menduarit, kujtesën dhe përqendrimin) tek njerëzit e moshuar, sipas një studimi amerikan që është i pari që demonstron se vitaminat mund të ndikojnë kundër plakjes të funksionit të trurit.
Studiuesit në Universitetin ‘Wake Forest’ në Karolinën e Veriut dhe Brigham si dhe Spitali i Grave në Boston hetuan nëse një ekstrakt ditor i kakaos ose multivitamina me minerale përmirësonin kujtesën dhe detyra të tjera mendore në njerëzit e moshuar.
Rezultatet tregojnë se përdorimi i suplementeve ditore multivitamina-minerale shpie drejt përmirësimit, veçanërisht tek personat e moshuar me sëmundje kardiovaskulare, raporton The Guardian.
Përderisa ekspertët e sëmundjes së Alzheimer dhe demencës inkurajohen nga gjetjet, ata thonë se nevojiten studime më të mëdha për të konfirmuar efektin përpara se të bëhet rekomandimi i multivitamina ditore për të ndihmuar mbrojtjen e të moshuarve.