Modelja shqiptare, Elsa Latifaj, 18-vjeçare, e lindur dhe rritur në Baden, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Austri, shkruan Albinfo.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
“Dua të jem “Germany’s Next Topmodel” më 2023, sepse më pëlqen të jem para kamerës, të tërheq vëmendjen te vetja dhe të provoj gjithmonë diçka të re. Besoj se mund të bësh gjithçka nëse e vendos mendjen”, shprehet ajo.
Elsa është një fytyrë e re e modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes./Katror.info