Sot pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me diell në gjithë vendin, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë, 1 deri në 3 metra për sekondë.
Instituti apelon për kujdes gjatë orëve me rrezatim të lartë diellor, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta./Katror.info