Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e sotme do të jetë me mot të ndryshueshëm.
Gjatë ditës do të ketë vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa zona mund të bien edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 5°C deri në 10°C.
Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.