Përmes rrjeteve sociale, reperi Mozzik kishte publikuar disa postera ku tregonte se do të performonte në Amerikë.
Bashkë me të ishin edhe emra të njohur si Luiz Ejlli, Sinan Vllasaliu etj.
Mirëpo, me anë të një shkrimi në “Instastory”, ai njoftoi se nuk do të jetë prezentë në asnjërin koncert që ishte paraparë, për shkak të vizës.
“Arsyeja është mospaisja me vizë pune siç e kërkojnë rregullat amerikane“, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Mozzik verën e ka nisur mjaft suksesshëm me dy bashkëpunime, njëri me reperin Getoar Selimi, ndërsa së fundmi erdhi edhe bashkëpunimi me Ledrin, me titull “Boom Boom”. /Katror.info