Saranda Sadikaj apo e njohur si “Ms Indefinite”, është artistja feministe e cila realizon video-instalacione për të sensibilizuar shoqërinë për të drejtat e grave.
Ajo ka katër profesione, është aktore, koreografe, poete dhe këngëtare, njofton Klan Kosova.
Ajo realizon videot si inspirim për të gjitha vajzat, por në të njëjtën kohë shpreh edhe mesazhe përmes tyre. Ajo lufton kunder sistemit patriarkal. Video performanca 1/6 u realizua në kuadër të fushatës 16 ditë e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe e trajton femicidin.
Videoja e realizuar nga Klan Kosova sjell detaje tjera për perfomancat tjera të Saranda Sadikajt.