Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta gjatë periudhës 11–15 gusht 2025, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, sidomos tek grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që kryejnë detyra në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
Ministria fton të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i punëtorëve dhe i grupeve të tjera vulnerabël gjatë periudhës me rrezik të shtuar nga nxehtësia./Katror.info