Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Atletikës, për moshat U23.
Të shtunën doli i treti në disiplinën e hedhjes së gjyles në Espoo të Finlandës.
Atleti mitrovicas nga gjashtë tentime, të tretin e pati më të suksesshmin. E hodhi gjylen 19.20 metra, përcjell albinfo.ch.
Dy vendet e para i fituan atletët gjermanë.
Tizian Lauria medaljen e artë e fitoi me hedhje të gjyles 19.80 metra, kurse gjermani tjetër, Eric Maihoefer, pati hedhje të gjyles prej 19.44 metrave./Katror.info