Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, me Mallorcan ka arritur në finale të Kupës së Spanjës në futboll.
Mallorca të martën mbrëma mposhti në gjysmëfinale Real Sociedadin pas penalltive.
Ndeshja e parë në Mallorca kishte përfunduar pa gola, ndërsa në ndeshjen e kthimit të martën në San Sebastian, rezultati pas kohës së rregullt ishte 1:1. Pasi nuk pati fitues edhe pas 30 minutave shtesë, ndeshja shkoi në penallti. Mallorca fitoi 5:4 pas penalltive.
Muriqi realizoi penalltinë e parë për Mallorcan në ekzekutimin e penalltive. Ai u nga minuta e 62-të ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë.
Mallorca në finale do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Atletico Madridit e Athletic Bilbaos. Bilbao fitoi ndeshjen e parë në udhëtim me rezultatin 1:0, ndërsa të mërkurën mbrëma do të jetë nikoqire në ndeshjen e kthimit./Katror.info