Gjithçka është gati për lansimin e anijes kozmike të SpaceX-it, në misionin e quajtur GOES-U të NASA-s. Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane ka bërë me dije se në këtë mision, sateliti do të orbitojë mbi ekuatorin e Tokës për rreth 35.700 kilometra, me qëllim të vëzhgimit së modeleve për parashikimin e motit.
GOES-U është pjesë e serisë më të sofistikuar të satelitëve mjedisor operacional të NASA-s dhe mundëson parashikimin dhe mbledhjen e të dhënave mbi motin në SHBA.
Ky mision ndihmon edhe në parashikimin dhe zbulimin e motit me shi, që mund të shkaktojë më pas vërshime dhe ciklone tropikale.
Sateliti gjithashtu mbart një grup instrumentesh të motit hapësinor që do të përdorën për t’i zbuluar herët stuhitë diellore./Katror.info