Sot, rrjetet sociale përveç që po na ndihmojnë të lidhemi e të krijojmë miqësi me njerëz nëpër vende të ndryshme të botës, ato gjithashtu janë një platform ku secili prej nesh mund ta shprehim kreativitetin.
Ky ishte rasti edhe për yllin e Tiktokut, Nathan Cox, i cili zbuloi një formë tejet atraktive për t’i shprehur aftësitë dhe kreativitetin e tij.
Nathan është krijuesi i skeçeve komedike në platformën TikTok, pjesë të shkurtra përmes të cilave ai sjell këngë të vjetra, me tekst “kinse” të keqinterpretuar, kontraverse, parodike e komike.
Në këtë formë, duket se njerëzve u ka pëlqyer stili dhe kreativiteti i Nathan, saqë tani në llogarinë e tij zyrtare “coxy” ai numëron më shumë se 3.9 milionë fansa.
Nathan ka prejardhje nga Anglia. Gjithashtu ai shpesh shfaq nënën në TikTok-in, në videot komike si njëra prej videove “Mamaja ime me të vërtetë kishte nevojë për ato #airpods”.
Sekreti i tij kryesor që e arriti tërë këtë famë për një kohë kaq të shkurtër, është se i merr kangët e vjetra, kryesisht rock, dance floor, metal e electronic rock, dhe tekstin e të cilave, qëllimisht e ri-formulon me elemente komike, duke i hedhur pak sarkazmë e parodi, dhe pastaj e interpreton me mimika qesharake të fytyrës.
Ta zëmë, në këtë video, që nis me kangën e Imagine Dragons “Radioactive”, ai e keqinterpreton tekstin tërësisht, me elemente tejet qesharake dhe shumë absurde në të njejtën kohë.
Në fakt, teksti real i kangës thotë kështu:
Po zgjohem, kam besim të tepërt brenda,
aq shumë sa ta bëjë sistemin të shkatrrohet,
Mirë se vjen në epokën e re, në epokën e re
Mirë se vjen në epokën e re, në epokën e re
Ndërsa njerëzve duket se iu ka pëlqyer, ku njëri në komente shkruan “Më kurrë s’do t’i dëgjoj kangët e “Imagine Dragons” me të njejtin seriozitet :)”.
Ndërsa kangën e Bonnie Tayler “Its a Heartache” e keq-interpreton plotësisht duke e ndryshuar tekstin në “osht’ një vezë e fortë, asgjë pëveç nji veze t’fortë, që do t’shkaktoj dhimbje dhëmbi“, a n’fakt teksti thotë “Osht’ dhimbje zemre, asgjë tjetër pos dhimbje zemre, t’godet kur t’bëhet vonë”.
Kjo video pastaj pasohet me komente si” S’do t’lodhem kurrë së dëgjuari kt’o teksti t’keq-interpretuara, t’lutem mos ndalo së bëri ato! :)”
Për t’u argëtu e ndoshta edhe me fillu diçka të tillë, veçse ngjuhën shqipe, Nathan mund ta gjeni në TikTok me nofkën Coxy.official.
Knaquni 🙂 / Katror.info