Mbi 600 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë të Komunës së Graçanicës.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Facebook, ku thuhet se Shtëpia e Kulturës do të ketë një sallë me 250 ulëse, hapësira për organizimin e ekspozitave, podium për aktivitete të ndryshme kulturore, sallën e pritjes, depo multifunksionale dhe zyre.
„Me përfundimin e punimeve, artistët dhe qytetarët do të kenë një hapësirë te re kulturore për të zhvilluar e ndjekur aktivitetet artistike.“, thuhet në njoftim.
Tutje, Ministria e Kulturës ka shtuar se investimi për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në Kosovë nuk do të ndalen. /Katror.info
Përgatiti:
