Ndeshjet kthyese të raundit të tretë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve do të zhvillohen sot, ndërkaq Shkëndija do të përballet me FK Qarabag në Azerbajxhan.
Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, sonte do të caktohen 10 ekipet që do të kalojnë në fazën e “play-off”-it.
Në ndeshjen e parë Shkëndija në Shkup humbi me rezultatin 1-0 ndaj FK Qarabagut të Azerbajxhanit. Ndeshja kthyese do të luhet në stadiumin “Tofiq Bahramov” në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku, raporton Anadolu.
Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues dhe rezultatet e ndeshjeve të para janë si në vijim:
- 18:00 Qarabag (Azerbajxhan) – Shkëndija (Maqedoni e Veriut) (1-0)
- 19:00 Fenerbahçe (Turqi) – Feyenoord (Holandë) (1-2)
- 19:00 Copenhagen (Danimarkë) – Malmö (Suedi) (0-0)
- 19:00 Viktoria Plzen (Çeki) – Rangers (Skoci) (0-3)
- 19:00 Pafos (Administrata e Qipros Greke) – Dinamo Kiev (Ukrainë) (1-0)
- 19:30 Club Brugge (Belgjikë) – Salzburg (Austri) (1-0)
- 20:15 Slovan Bratislava (Sllovaki) – Kairat (Kazakistan) (0-1)
- 20:15 Ferencvaros (Hungari) – Ludogorets (Bullgari) (0-0)
- 21:00 Crvena Zvezda (Serbi) – Lech Poznan (Poloni) (3-1)
- 21:00 Benfica (Portugali) – Nice (Francë) (2-0)