Netflix është duke marrë një transformim të madh pas 12 vitesh. Kompania ka njoftuar një ripërpunim të faqeve të saj kryesore, që është hera e parë që ndodh që nga lansimi i saj në nëntor 2013, shkruan CNN, përcjell Katror.info.
Ripërtritja e faqes dhe testet me Inteligjencë Artificiale
Ripërpunimi i ri do të sjellë disa ndryshime të dukshme në dizajn, duke zhvendosur menunë kryesore në mes të faqes, siç është tek rivali Apple TV. Përveç kësaj, Netflix do të testojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale për kërkime dhe një faqe të videove vertikale të ngjashëm me TikTok për përdoruesit e aplikacioneve mobile. Ky test fillestar do të jetë në version beta, që do të jetë i disponueshëm vetëm për një pjesë të përdoruesve.

Personalizimi dhe përmbajtja e re
Dizajni i ri i faqes do të ofrojë përmbajtje më të kompresuar dhe rekomandime më të personalizuara në kohë reale, duke bazuar këto rekomandime në sjelljen e shfletimit dhe orën e ditës. Gjithashtu, Netflix do të ketë një fokus më të madh në eventet live dhe lojërat, veçanërisht për ata përdorues që kanë treguar interes për këto lloje përmbajtjesh.
Ky njoftim vjen pas një periudhe të suksesshme për Netflix, me të ardhura rekord, dhe një javë para eventit të 14 majit, ku do të prezantohen ofertat reklamuese. /Katror.info