katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Certifikimi i partive për zgjedhjet lokale, deri më 23 qershor
    2 hours ago
    Osmani: Potencial i madh në thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Japoni
    8 hours ago
    KEK-u sqaron rolin e saj si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
    8 hours ago
    Hidrodrini: Pagesat Online nga sot edhe përmes aplikacionit në telefona
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të mirët e Garës Kangaroo 2025 në Kosovë
    2 hours ago
    BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
    15 hours ago
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    16 hours ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    3 hours ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    11 hours ago
    ‘Lutje Zotit’, e presidentit Rugova në Ditën e Çlirimit më 12 qershor, 1999
    12 hours ago
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    1 day ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    17 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Ndrysho për Kosovën” –  nisma studentore për ruajtjen e ambientit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Ndrysho për Kosovën” –  nisma studentore për ruajtjen e ambientit

Last updated: 04/06/2024 10:48 AM
164 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Dashnia për vendin shfaqet në forma të ndryshme. E për disa studentë të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, një nga format më të prekshme, është duke u kujdesur për mjedisin. Pas një hulumtimi që kanë bërë për gjendjen mjedisore në të gjitha rajonet e Kosovës, ata kanë nisur fushatën vetëdijesuese “Ndrysho për Kosovën“.

Të vetëdijshëm se në kohën e ndryshimeve klimatike, ambienti paraqet një nga sfidat kryesore të kohërave moderne, këta studentë po përpiqen që të paktën me fushatën në rrjetet sociale të ngrisin vetëdijen te të gjitha grupmoshat për ruajtjen e ambientit.

Për Teuta Berishën, asistente në departamentin e Gazetarisë në lëndën Marrëdhënie me Publike, ruajtja e ambientit është akt patriotik për shtetin.

Mundesh me e lexu edhe…

Një ‘green card’ luksoze? Prezantohet “Trump Card” për milionerët

“’Ndrysho për Kosovën’ është faktikisht një thirrje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për me mbajt pastër ambientin, mjedisin, por jo edhe vetëm me mbajt pastër, por edhe me qenë në njëfarë forme mbikëqyrës të të tjerëve, kur bëjmë veprime të cilat bien ndesh me mbrojtjen e mjedisit. Po ashtu, përmes kësaj kampanje kemi synuar me ngritë vetëdijen e qytetarëve që me pa mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm si frikë nga gjobitja, por me pa edhe si akt patriotik, që e bëjmë për shtetin tonë”, thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
TEUTA BERISHA – ASISTENTE NË DEPARTAMENTIN E GAZETARISË

Në këtë kampanjë janë të përfshirë 15 studentë të vitit të parë master në gazetari të cilët e ndjekin lëndën Marrëdhënie me Publikun. Secili nga ta kontribuon në forma të ndryshme për arritjen e qëllimit përmes kësaj fushate, siç edhe shpjegon Florida Morina.

Florida MORINA – STUDENTE

“Ne për këtë kampanjë kemi bërë hulumtime prej shtatë rajoneve prej të cilave vijmë, dhe fatmirësisht të gjithë studentët kemi qenë prej rajoneve të ndryshme. Kështu që prej shtatë rajoneve të Kosovë, ne kemi bërë hulumtime për gjendjen mjedisore, në të gjitha komunat të cilat i përfshijnë këto rajone edhe kemi ardhur në përfundim që tema më shqetësuese edhe më e rëndësishme për të cilën ne mundemi me bo një fushatë vetëdijesuese është mbrojtja për mjedisin edhe vetëdijesimi, ndërgjegjësimi i qytetarëve edhe me ruajt ambientin e Kosovës”, thotë Florida.

Ndërsa Elona Krasniqi, për të përçuar sa më gjerë mesazhin dhe për të  arritur rezultatin e dëshiruar targetoi audienca të ndryshme të shoqërisë sonë.

elona krasini -studente

“Kryesisht në pjesën në të cilën jam marrë unë në kampanjë kanë qenë rrjetet sociale. E kemi targetu audiencën, në tri rrjete sociale, jemi mundu që me ju përshtat moshave të ndryshme, kemi targetu moshën më madhore ose më të rritur në Facebook, në Instagram dhe TikTok i kemi synu të rinjtë dhe ashtu e kemi nda edhe përmbajtjen që e kemi kriju për fushatën. Kryesisht në Facebook, Instagram kemi postu fotot, video, pamje të Kosovës me gjelbërim dhe me mbeturina të cilat janë bërë prej qytetarëve të Kosovës, për të gjitha rajonet e Kosovës. Kurse në TikTok jemi duke bërë edhe përmbajtje tjera, video të shkurtra, 15 sekondëshe të cilat më së shumti targetojnë audiencën e të rinjve në TikTok, dhe jemi duke u mundu me paraqit dy anët e Kosovës, një të pastër dhe një me mbeturina të cilat janë hedhë dhe është dëmtu ambienti prej qytetarëve të Kosovës”, shprehet Elona.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe Ganimete Ademi thotë se ruajtja e mjedisit është njëra nga format e shfaqjes së dashurisë ndaj atdheut.

ganimete ademi – studente

“Këtë fushatë e kam marrë goxha ngat zemrës, ndoshta për shkak të moshës, se kam një diferencë me kolegët tjerë studentë. Hulumtimi ka qenë me pa vende ku ka mbeturina, edhe në ujëra po edhe në tokë. Kështu që atë pjesë e kam pasë, kam lëvizë me makinë nëpër qytete nëpër vende të ndryshme të Kosovës, kam hulumtuar, kam kontaktuar njerëz, edhe kam bërë fotografi, kam bërë video, kanë dalë jashtëzakonisht shumë të bukura. Kosova e ka një bukuri përrallore, të jashtëzakonshme, por fakti që dimë me shëmtu me duart e tona, është e dukshme, dhe kjo na ka shqetësu. Por, po shpresojmë që një nismë si kjo, një iniciativë si kjo, ka me shërby në vetëdijesimin e qytetarëve. Duhen nisma si kjo, sepse dashuria ndaj vendit nuk është vetëm me penë, nuk është vetëm me pushkë, por  është edhe me veprime, edhe një letër ose një pengesë nëse e largon prej rrugës është dashuri ndaj vendit edhe ndaj atdheut”, thotë Ganimetja.

Ndërsa, Arlinda Hajdaraj shprehet se për këtë fushatë kanë zbatuar me shumë dëshirë njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Arlinda Hajdaraj – Studente

“Unë jam marrë me pjesën e dizajneve të fotografive, të cilat janë postu në rrjete sociale, si Instagram, Facebook dhe TikTok.  Këtë punë e kam bërë me shumë qejf dhe kënaqësi, për faktin që krahas gazetarisë merrem edhe me fushën e dizajnit grafik, kështu që njohuritë dhe aftësitë e mia në këtë fushë i kam implementu edhe në kampanjën që e kemi realizu”, shprehet Arlinda.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kuadër të kësaj kampanje përçohen pesë mesazhe siç janë: për Kosovën pa mbeturina, për Kosovën e gjelbër, për Kosovën pa smog, për Kosovën me burime uji dhe për Kosovën fisnike. Të gjitha këto i janë  kushtuar tokës, ajrit, ujit, por edhe sjelljes së individëve në raport me mjedisin.

“Duke e parë njëfarë rreziku që po i bëhet vendit tonë për shkak të mungesës së mbrojtjes së mjedisit dhe për shkak të mungesës së vetëdijes së qytetarëve, ne e kemi pa shumë të rëndësishme që me nis këtë fushatë me këto pesë mesazhe. Për shkak që sa i përket ndotjes së ujit, ka shumë njerëz të pandërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina në shtratin e lumit, dhe të tjerë, kompani të ndryshme të cilët heqin zhavorrin, dhe kjo ka bërë që në periudha të caktuara, para disa kohe të kemi vërshime. Jemi edhe vetë dëshmitarë, i kemi pa se çfarë ka ndodhur prej vërshimeve. Po ashtu shohim gjatë periudhës sidomos të dimrit, shohim një ndotje tepër enorme të ajrit, për shkak të lëndëve djegëse, për shkak të termocentraleve, por diçka që ne si individë, mundemi vetë me bo për me ruajt mjedisin është me përdor më shumë ndoshta transportin publik, me përdor më shumë  lëvizjen në këmbë apo biçikleta, e jo me vetura private. Sa i përket mbeturinave studentët kanë hulumtuar gjendjen mjedisore, dhe kanë pa shumë raste ku komuna, kompanitë përkatëse, por edhe grupe joformale, organizata jo qeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, kanë pastru disa herë deponitë e mbeturinave, dhe për një kohë të shkurtë ndoshta pas një javë prapë ato deponi janë mbushur me mbeturina, sepse qytetarët dhe individë të caktuar janë mësu me shku me hedh mbeturina në po ato vende, edhe pse  e dinë që nuk është e lejuar. Një arsye tjetër është që me i nxitë qytetarët me reflektu në raport me atë se çfarë ata bëjnë, sepse deponitë e mëdha të mbeturinave, shkaktojnë rrezikun për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme për shkak se nuk ka klasifikim të tyre, shkaktojnë rrezikun e përhapjes më të madhe të qenve endacak, ose të ndonjë epidemie”, shton Teuta.

Këta studentë të nivelit master të gazetarisë shprehen të gatshëm për të vazhduar me fushatën edhe pas përfundimit të studimeve, ndërsa shpresojnë që nisma e tyre të  sjellë ndryshime në sjelljen e shoqërisë me mjedisin tonë.

Ndërsa Teuta bën thirrje që të jemi më miqësorë ndaj mjedisit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Siç është edhe vetë mesazhi i fushatës sonë ‘Ndrysho për Kosovën’, i vetmi mesazh që kam për qytetarët e Republikës së Kosovës, për të gjithë ata prej fëmijëve deri tek ata më të moshuar është me ndryshu për Kosovë, edhe me qenë më miqësor me mjedisin”, theksoi ajo.

Kosova ka vende të bukura dhe çdo veprim i vogël që bëjmë për të ruajtur mjedisin dhe reduktuar ndotjen, rezulton në një të ardhme më të ndritshme për brezat e ardhshëm. /Katror.info

Edicionin #51 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Certifikimi i partive për zgjedhjet lokale, deri më 23 qershor
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një ‘green card’ luksoze? Prezantohet “Trump Card” për milionerët
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    WhatsApp po merr një veçori të re që kërkohej nga përdoruesit
TAGGED:aktivizmi qytetardepartamenti i gazetarisëfushata vetedijesuesehulumtimekosova e gjelberkosova fisnikekosova pa smogLajme te mirambrotja e mjedisitndrysho per kosovenpuna vullnetareStudentettopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Inteligjenca Artificiale: OpenAI dhe Google në kërkim të suksesit
Artikulli i ardhshëm Nobelisti Orhan Pamuk shumë i interesuar për Kosovën

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të mirët e Garës Kangaroo 2025 në Kosovë

18 Shikime
Lajme të mira

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

20 Shikime
Lajme të mira

Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?