Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan sot zyrtarisht ligjin që ndalon shitjen e makinave me benzinë dhe naftë në BE nga viti 2035.
Sipas rregulloreve të reja, prodhuesit e makinave duhet të arrijnë një reduktim 100 për qind të emetimeve të dioksidit të karbonit në automjetet e reja që hedhin në treg deri në vitin 2025.

Ligji i ri parashikon gjithashtu një reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit me 55 për qind nga viti 2030 krahasuar me nivelin e vitit 2021.
Anëtarët e BE-së ranë dakord me anëtarët e Parlamentit Evropian në tetor të vitit të kaluar, por kërkohet edhe miratimi zyrtar i rregulloreve para se të hyjnë në fuqi. Miratimi përfundimtar pritet në mars./Katror.info