Së fundmi në kryeqytet u organizua konferenca ndërkombëtare “Cyber Zero”. Ky event u organizua në bashkëpunim me Albanian Cyber Association, U.S. Embassy Pristina, Kosovo, si dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë.
“Jam i nderuar që në bashkëpunim me Albanian Cyber Association, U.S. Embassy Pristina, Kosovo dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi, sollëm në kryeqytet Konferencën Ndërkombëtare #CyberZero.
Jemi të përkushtuar të ndihmojmë në shtimin e kuadrove të reja në sektorin e IT-së, duke mbështetur iniciativa të tilla dhe duke krijuar infrastrukturën e duhur për lulëzimin e këtij sektori.
Jam i bindur se njohuritë dhe përvojat që do të ndahen gjatë këtyre ditëve do të jenë të paçmueshme në luftën tonë të vazhdueshme kundër krimit kibernetik.
Uroj që kjo të jetë një konferencë produktive dhe e suksesshme”, shkroi Rama në rrjetin Facebook.