Në qytetin e Mitrovicës sot, më 8 dhjetor do të mbahet koncert në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica, më fillim nga ora 19:00, dedikuar rock grupit MAK.
MAK ishte ndër bendet e para të muzikës rock në Mitrovicë dhe në Kosovë në përgjithësi.
Në këtë koncert do të performojnë yje të muzikës në Kosovë dhe në Shqipëri.
Valon Gashi, Denis Hima, Armend Xhaferi në kitarë, Teuta Kurti, Ardian Behrami në vokal dhe MEGA bendi do të na risjellin këngët e bukura të MAK.
Në vitin 2020 u publikua libri “Historiku i muzikës rock në Mitrovicë 1960-1998” i realizuar nga organizata joqeveritare Ad Libitum.
Bazuar në të dhënat e librit, rock grupi “MAK” ishte formuar në vitin 1973 nga pavarësimi i anëtarëve të grupit “Kristalet e Trepçës” dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978.
Emri “MAK” vjen si ide nga Xhevdet Gashi në kuptimin e lulës “MAK” (lules së kuqe) mirëpo më vonë etiketohet si “Muzicientët ambicioz kosovar”. shkruan Portali Kallxo.
Ky rock grup u formua nën ndikimin e rock grupeve të mëdha botërore si “Deep Purple”, “The Beatles”, dhe artistit Jimy Hendrix.
Kjo rrymë muzikore ndikoi edhe tek të rinjtë nga Mitrovica dhe si rezultat i kësaj kishte lindur fryma muzikore “hard rock” edhe në Kosovë duke krijuar dhe kultivuar një frymë të re muzikore qe mbërthente brenda afshin folklorik.
Disa nga kryeveprat muzikore të tyre janë: “Tri gota”, “Moj e mira te Pojata”, “Qenke rritë moj s’të zën Këmisha”, “Leskoviku”, etj.
Dy anëtarë të grupit “MAK”, Haki Misini dhe Mehmet Tupella janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
TNT kishte performuar në ballot që demonstroheshin të premteve e të shtuneve me publik prej 400-500 persona në ambiente të ndryshme si: “Shkollë e Mjekësisë” në Mitrovicë, “Sallë e Vallëzimit” në Zveçan, “Kej Lushtë” në Mitrovicë./Katror.info