katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KFOR zhvillon trajnim mjekësor për kujdes ndaj qenve K9
    18 hours ago
    Ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
    18 hours ago
    Galeria e Arteve në Prishtinë rikthehet pas dy dekadash
    18 hours ago
    Mulliri tradicional në Jasenovik rikthehet në funksion pas restaurimit
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
    16 hours ago
    E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes
    20 hours ago
    BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta
    20 hours ago
    Osmani: Kosova po udhëheq në skenën globale të inovacionit dhe teknologjisë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    19 hours ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    21 hours ago
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    2 days ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    3 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    3 days ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    4 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Në Shqipëri hap dyert edicioni i 12-të i “Albanian ICT Awards”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Në Shqipëri hap dyert edicioni i 12-të i “Albanian ICT Awards”

Last updated: 02/03/2024 11:24 AM
78 Shikime
Shpërndaje
Foto: ICT Awards

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin e mbi 100 të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga bota akademike, biznesit, administratës publike, sipërmarrjes, inovacionit dhe komunitetit të teknologjisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Një testament për fuqinë transformuese të krijimtarisë dhe zgjuarsisë, duke dëshmuar se me guxim, kreativitet dhe qëndrueshmëri, gjithçka është e mundur prej 12 vitesh qindra themelues, novatorë dhe ëndërrimtarë kanë zbritur në skenën e Albanian ICT Awards.

Duke krijuar një hapësirë ku inovacioni mund të lulëzojë dhe të manifestohet dhe bashkuar mendjet më të mira nga industria e teknologjisë, kjo garë organizohet nga Shoqata ALBICT dhe ICTSMedia, duke afruar çdo vit mëse 100 themelues, sipërmarrës të rinj, të rinj entuziastë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të teknologjisë nga trevat shqipfolëse, shkruan Shqip.com

Mundesh me e lexu edhe…

Mbi 300 evenimente, 2500 garues dhe 200 finalistë kanë qenë pjesë e saj që nga edicioni i parë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke kultivuar frymë mendjehapur dhe një gatishmëri për të përqafuar ide, Albanian ICT Awards u identifikua me misionin e kërkimit dhe zbulimit të zgjidhjeve inovative që do ta çonin ekosistemin mbarë shqiptarë të teknologjisë dhe inovacionit në lartësi të reja.

Në këtë ngjarje nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri i Ekonomisë z. Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj dhe Zëvendës Kryetarja e Bashkisë Tiranë znj. Keti Luarasi dhe bashkëthemelues i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala.

Evenimentit të hapjes së edicionit të 12-të ju bashkuan edhe partnerë dhe figura të shquara nga ekosistemi i startupeve, teknologjisë dhe inovacioni si Drejtorja e Strategjive dhe Inovacionit pranë Bankës Raiffeisen znj. Elona Llaci, Drejtues i EU4Innovation z. Sebastian Berwagner, Përfaqësues i UNICEF Albania z. Murat Sahin dhe Koordinatorja Rajonale e BERZH znj. Ardiola Hristic.

Albanian ICT Awards është shtëpia e një komuniteti kreativësh dhe vizionarësh, secili i drejtuar nga një pasion i përbashkët për inovacionin dhe përparimin. Kurioziteti i pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e secilit prej fituesve, finalistëve dhe garuesve të kësaj gare kanë shërbyer si katalizator për ndryshime transformuese në ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes në trevat shqipfolëse ndër vite.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E nisëm si një ëndërr 12 vite më parë. Dhe ëndrra ishte për të parë diku jo kaq larg sa ka arritur ICT Awards, për të parë diku atëherë kur nuk kishte ekosistem dhe kur nuk kishte shumë aktorë të cilët të mblidheshin bashkë dhe të kontribuonin në një skenë për të festuar, për të celebruar dhe pse jo edhe për të investuar në një startup, për të gjetur një vend pune tek një i talentuar dhe ja ku jemi sot,” tha bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala.

Ai tha se sot kemi prezentë deri në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kemi prezentë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut por padyshim edhe nga Kosova dhe qëllimi i parë i kësaj gare ishte t’i bënim bashkë mendjet e bukura të kombit tonë.

“Lidhur me çmimin e marrë për DPSHTRR, ndjehem më shumë përgjegjës se nga ky komunitet u vlerësuam,” tha ministri i Inovacionit Ekonomisë dhe Kulturës, z. Blendi Gonxhja.

Ai tha se ne do të luftojmë që ta ndërtojmë Europën këtu. “Dhe brenda vitit 2030 të jemi një vend kampion në rajon për inovacionin, digjitalizimin dhe “zhdukjen” e shtetit nga jeta e qytetarëve.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Para 12 vitesh mbase dukej e çuditshme kjo garë, mbase nuk kishte atë pjesëmarrje që ka sot, por siç ju referuat startup-eve të të rinjve duhet të kesh vizionin larg që të shohësh larg në mënyrë që të arrish gjëra të bukura,” tha Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen znj. Delina Ibrahimaj.

Duke folur për zhvillimin e ICT për moshat e reja, zëvendës kryetarja e Bashkisë Tiranë znj. Keti Luarasi tha se Piramida me “Tumo” ka arritur 3500 nxënës të moshave 12-18 vjeç të cilët aftësohen me programet ICT.

Drejtorja e Strategjive dhe Inovacionit pranë Bankës Raiffeisen afirmoi mbështetjen e institucionit për Albanian ICT Awards siç ka ndodhur përgjatë 12 viteve të kësaj gare.

“Ne si bankë kemi qenë ndër mbështetësit e parë të ICT Awards për 12 vjet rresht, nuk jemi lodhur dhe nuk do të lodhemi. Inovacioni është pjesë e kulturës tonë,” tha znj. Erjona Llaci.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jemi të lumtur që për të dytin vit radhazi në vijojmë partneritetin me ICTSmedia për ICT Awards, të cilin e konsiderojmë një platformë të shkëlqyer bashkëpunimi për identifikimin e startupeve me potencial te lartë zhvillimi, si grup kryesor që synojmë të përfshijmë në programin tonë Star Venture. Programi Star Venture i BERZH, lancuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Lukemburgu ndihmon në zhvillimin e start-upve inovative me potencial të lartë zhvillimi nëpërmjet ofrimit të asistencës teknike të përshtatur sipas nevojave specifike të kompanive startup duke angazhuar ekspertë e mentorë lokale dhe ndërkombëtarë, si dhe duke mbështetur akseleratorët e partneret kryesore te ekosistemit per ngritjen e kapaciteteve te tyre,” u shpreh Koordinatorja Rajonale e BERZH znj. Ardiola Hristic.

“Ajo që po bëni është e mahnitshme. Ju po jepni shpresë për të rinjtë, për familjet, duke thënë se ka potencial dhe mundësi për të përmbushur potencialin tuaj në Shqipëri, 12 vjet, dhjetëra vjet,” tha përfaqësues i UNICEF Albania z. Murat Sahin.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi partnerë me ICT Awards në edicionin e 12-të. Mezi presim 31 Majin për eventin kryesor. Është një nga ngjarjet më të mira që ne kemi çdo vit të fokusuar në sektorin e TIK-ut,” u shpreh Drejtuesi i EU4Innovation Sebastian Berwagner.

Ky eveniment u përshëndet edhe nga përfaqësuesja e jurisë të Albanian ICT Awards, znj. Linda Shomo e cila tha se ICT do të jetë “shtëpia” e të rinjve ndërsa i inkurajoi ata të aplikojnë dhe të mos dekurajohen apo heqin dorë nga ëndrra e tyre inovative.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

dicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.

Aplikimet janë të hapura deri më 31 Mars 2024 ora 23:59 dhe mund të bëhen vetëm në formatin online duke vizituar faqen https://ictawards.org/2023/

Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.

Pas mbërritjes së aplikimeve, nis procesi i vlerësimit me faza, nga krijimi i një liste të ngushtë kandidatësh tek prezantimi i secilit prej tyre përpara jurisë së Albanian ICT Awards në Tiranë dhe Prishtinë dhe hapur rrugë kështu finales së Mbrëmjes Gala e cila do të mbahet më 31 Maj 2024.

Dhe ndërsa frytet e gjurmës së Albanian ICT Awards filluan të materializoheshin me kalimin e viteve, kjo garë qëndroi në ballë të një rrugëtimi inovacioni, një fener frymëzimi dhe mundësie për brezat që do të vinë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ministri taliban përballet me sfidë të rrallë në Indi: Gazetaret gra e vënë në siklet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fitore mbresëlënëse e Kosovës në Suedi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Brukseli kërkon certifikim të rezultateve të raundit të parë, bën thirrje për balotazh paqësor më 9 Nëntor
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Sot fillon kapitull i ri në Lindjen e Mesme falë lidershipit të guximshëm të Trumpit
TAGGED:Albanian ICT AwardsALBictedicioni 12-telajme të miranovatoretop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Syri i Saharës”, një prej veçorive më mbreslënëse gjeologjike në botë
Artikulli i ardhshëm Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë

42 Shikime
Lajme të mira

E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes

19 Shikime
Lajme të mira

BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?