Për fat të mirë, ka ende një numër të madh qytetesh ku nuk do të ndiheni keq.
Ndërsa mirësia mund të duket e vështirë për t’u matur, Bounce ka arritur ta bëjë këtëStudimi i Bounce renditi qytetet në Evropë duke marrë parasysh një sërë faktorësh, nga nivelet e krimit, e deri te ai i lumturisë.
Mos u bëni të tjerëve atë që nuk dëshironi t’ju bëjnë – ky mund të jetë një mendim universal për një botë më të bukur dhe më të mirë. Por, sigurisht që jo të gjithë jemi të mrekullueshëm dhe të mirë, ndaj disa qytete, pra banorët e tyre janë pak a shumë (jo)miqësorë. Megjithatë, nëse vizitoni një nga këto qytete, nuk keni pse të shqetësoheni për qetësinë dhe atmosferën e këndshme…
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e vendit ku të zbarkoni apo të shkoni me makinë, miqësia e vendasve është padyshim e rëndësishme, sepse nuk dëshironi të shkoni diku dhe të mos e shijoni atë, sepse edhe një destinacion me atraksionet më të mira mund të lërë një shije të hidhur nëse përfundoni duke u ndjerë i pasigurt ose i padëshiruar.
Për fat të mirë, ka ende një numër të madh qytetesh ku nuk do të ndiheni kështu.
Në krye të kërkimit të Bounce, më në fund u gjet qyteti nga vendi i orëve, bankave dhe djathit – Cyrihu! Qyteti mori vlerësim të lartë për lumturinë dhe për nivelin e ulët të krimit dhe sipas kritereve të dhëna u tregua destinacioni më miqësor në Evropë.
“Medaljen e argjendtë” e fitoi Kopenhaga, ndërsa i treti është Mynihu, i cili mesa duket gëzon një shkallë jashtëzakonisht të ulët krimi.
Amsterdami, Vjena, Stokholmi, Berlini, Praga, Edinburgu dhe Dublini gjithashtu meritojnë një vend në TOP 10 qytetet sipas këtij hulumtimi. Në thelb, nëse shkoni në ndonjë nga këto qytete, ne presim që të ktheheni me një buzëqeshje nga veshi në vesh. /Katror.info