Veronica Merritt nga Nju Jorku, është bërë e njohur për ndarjen e jetës së saj në rrjetet sociale si nënë e 13 fëmijëve. Së fundi ajo mirëpriti edhe një fëmijë në familjen e saj, por kësaj here ishte vajza e saj Victoria 22, që lindi një vajzë.
E veçanta e tërë kësaj është se që të dyja, nënë e bijë ishin shtatzënë në të njëjtën kohë.
Veronica më parë zbuloi se nuk mund të marrë hapa kontraceptivë për shkak të një sëmundjeje të veshkave, duke shpjeguar se disa fëmijë ishin planifikuar dhe disa jo.
“Të jesh nënë e 13 fëmijëve nënkupton të shpenzosh tri orë për përgatitjen e darkës, vozitjen në një autobus shkollor dhe kodimin me ngjyra të rrobave të tyre”, ka thënë ajo, shkruan Daily Mail.
Por, ajo shton se ka arritur kufirin e saj në 13 fëmijë dhe nuk ka në plan të ketë më.
“Ky është fundi, këtë herë kam mbaruar… Ndoshta”
Duke folur për shtatzëninë në të njëjtën kohë me të bijën ajo tha: “Ishte shumë bukur dhe fëmijët tanë mund të jenë shokë të ngushtë”.
“Mendoj se është përrallore, mendoj se është kaq e lezetshme që ata do të rriten së bashku. Të jesh shtatzënë në të njëjtën kohë me vajzën nuk është diçka që kam menduar ndonjëherë se do të ndodhte, por mendoj se është shumë bukur.”
Veronica më parë shpjegoi për The Sun se mbeti shtatzënë për herë të parë kur ishte vetëm 14 vjeç. Victoria lindi në vitin 1999, dhe pesë vjet më vonë, ajo dhe burri i saj i parë mirëpritën djalin e tyre Andrew, 17 vjeç.
Pasi u divorcuan, ajo u martua me burrin e saj të dytë Marty, 38 vjeç dhe ata vazhduan të kenë së bashku tetë fëmijë të tjerë.
Ata tani janë prindër të Adamit, 16 vjeç, Mara, 14, Dash, 13, Darla, 11, Marvelous, nëntë vjeç, Martalya, shtatë, Amelia, pesë, Delilah, katër, Donovan, dy, dhe Modie, tre muajsh. Ajo gjithashtu ka adoptuar së fundmi një djalë, të quajtur Michel, 16 vjeç.
Përgatiti:
