Navigimi i suksesshëm nëpër lajme është një aftësi e nevojshme sidomos në ditët e sotme, thotë themeluesja e një projekti që përpiqet t’i mësojë të rinjtë se si të lexojnë lajme.
“Nëse nuk lexoj lajme, mbetem e painformuar. Nëse lexoj lajme, mbetem e keqinformuar”. Këto janë fjalët që i tha Jodie Jackson, e që i atribuohen autorit Mark Twain, e që mund të ketë gjasa që të mos kenë qenë fare të tijat meqë sfida për të qenë të informuar drejt është e përhershme për të gjitha kohët.
Përgjigjia në këtë çështje, sipas themelueses së News Literacy Lab, është që ta pasijim vetem me mjetet e nevojshme, e të mos ia lëmë gjërat rastësisë. Aftësia për të lexuar lajmet, thotë ajo, duhet të shtrihet përtej vetëm aftësisë për të kuptuar se çka është lajm i rremë e çka lajm i vërtetë. Sipas saj, simptomat e “sistemit të ndotur”, sikur e ka quajtur, i bartin më së shumti të rinjtë e moshave 14 deri 18 vjeç.
Jackson ka rradhitur disa të gjetura dhe rezultate që ndihmojnë në këtë temë, e për çka i sugjeron fëmijët dhe nxënësit e saj:
- Të bëheni më të interesuar në lajme dhe të jeni të vetëdijshëm se çfarë ndikimi kanë ato në shoqëri.
- Të pajiseni me njohuri të përgjithshme për të qenë në gjendje të dini se sa kredibil është një lajm i publikuar, në mënyrë që të shmanget keqinformimi.
- Ngritja e vetëdijes personale për qëndrimet apo politikat e mediave që publikojnë lajme.
- Zhvillimi i aftësisë për të krijuar balancim të lajmit, duke shikuar nga këndvështrime të ndryshme – për të mos e përqafuar vetëm atë që deklaron autori i lajmit të caktuar.
- Të ndjeheni se i përkisni një shoqërie dhe vetë botës dhe se keni një rol në atë shoqëri./Katror.info