Stilistja e njohur shqiptare – Nensi Dojaka, po shquhet nëpër botë për koleksionet e mrekullueshme të veshjeve të realizuara ndër vite dhe bashkëpunimin me fytyra të njohura të modës.
Stilistja 28 vjeçare tashmë është një ndër stilistet më të mira në botën e modës.
E udhëhequr nga një listë mbresëlënëse e të preferuarve të modës, duke përfshirë Bella Hadid, Beyonce, Hailey Bieber, Zendaya dhe Emily Ratajkowski, stilitja ka fituar dy nga vlerësimet më presigjoze të industrisë: çmimin LVMH dhe çmimin e fondacionit “BFC”, i cili ka për qëllim ta nderojë një stilist në zhvillim që gjatë 12 muajve të fundit ka pasur ndikim të madh krijues në modën globale.
Nensi ka lindur në vitin 1993 dhe është rritur në Shqipëri me një motër, përpara se të transferohej në Londër në fund të adoleshencës për të studiuar dizajnin e të brendshmeve në London College of Fashion. Ajo kreu praktikë në Peter Pilotto dhe Fyodor Golan përpara se të përfundonte masterin në shkollën e njohur të modës Central St Martins.
Ajo e themeloi markën e saj Eponymous ndërsa përfundoi studimet në Kolegjin e Modës në Londër.
Prindërit e Nensit kishin parë qysh herët dashurinë e saj për modën. “Kur isha 15 vjeç, babai im më bleu fustanin tim të parë të markës për ditëlindjen time – ishte ky fustan i vogël Miu Miu dhe më ngeli në kokë, më pëlqeu!” tha ajo.
Glamour Magazine shkruan se sfilata e Nensi Dojakës për pranverën 2023 në Javën e Modës në Londër në shtator, iu afrua ofrimit të një masterklasi dhe u pëlqye shumë nga të gjithë të pranishmit.
Shfaqja Vjeshtë-Dimër 2022 ishte vetëm pasarela e saj e dytë solo. Business of Fashion e quajti ngjarjen si një ‘nga pistat më të pritura të javës.’ Në një kohë shumë të shkurtë, stilistja shqiptare arriti një sukses të jashtëzakonshëm.