Të premten do të nisë edicioni i tretë i “Mitrovica International Jazz Days”, i cili sivjet organizohet nën moton“MitroLove”.
Në natën e parë të festivalit, më 8 gusht do të performojnë Mike del Ferro nga Holanda, anglezja Emma Smith, “Eyrie” nga Japonia, si dhe “Hakan Başar Trio” nga Turqia.
“Sheki Hoxha and Friends” nga Kosova do të ngjiten në skenë natën e dytë, teksa do të ketë edhe përzierje mes muzikës jazz dhe hip – hop nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.
E gjatë natës së tretë, që është edhe mbyllëse, do të performojnë Gianluca Petrella nga Italia, treshja “HAEZZ” nga Austria, si dhe Ilir Bajri, Visar Kuçi e Enes Beu me grupin “Introspective” nga Kosova./Katror.info