Këtë muaj, kompania po hap Netflix Bites, një “përvojë e lartë ngrënieje” në Los Anxhelos, ku të ftuarit do të takojnë shefat e kuzhinës që luajnë në serialet e njohura të Netflix si “Chefs Table” dhe “Nailed It!”
Mes tyre do të jenë Kurtis Stone, Rodney Scott dhe Nadia Hussain. Ata do të krijojnë një menu degustimi që Netflix thotë se do t’u “dhurojë fansave një përvojë unike të ngrënies”, shkruan Katror.info.
“Me Netflix Bites ne po krijojmë një përvojë personale që fansat mund ta shijojnë,” tha Zëvendës Presidenti i Netflix për Produktet Konsumatore Joep Simon.
Miksologët nga shfaqja e Netflix “Drink Masters” do të ngarkohen me krijimin e koktejeve të personalizuara për menunë e pijeve, raporton CNBC Make It.
Mysafirëve që bëjnë një rezervim do t’u kërkohet të japin një depozitë të pakthyeshme prej 25 dollarësh që do të shkojë në faturën e tyre përfundimtare.
Menuja e Netflix Bites është ende e fshehtë, megjithëse rezervimet janë aktualisht të hapura. Megjithatë, një gjë është e qartë: mos prisni të shihni personalitetet tuaja të preferuara të Netflix në kuzhinë.
“Sado i shijshëm që është, Netflix Bites është vetëm një mundësi për të provuar pjatat unike të këtyre kuzhinierëve. Kuzhinierët nuk do të jenë në vend për t’ju takuar dhe përshëndetur,” thuhet në faqën e Netflix. /Katror.info