Netflix Games tashmë ka një koleksion mjaft të madh të lojërave celulare dhe po bëhet më i madh çdo muaj.
Gjatë ngjarjes Opening Night Live të Gamescom në Koln, Gjermani, u njoftuan edhe dy video-lojëra të reja, përkatësisht Squid Game: Unleashed dhe Monument Valley 3.
Të dyja video-lojërat do të jenë ekskluzivisht të disponueshme përmes Netflix Games, kështu që ata që duan t’i luajnë ato duhet të kenë një abonim në shërbimin e transmetimit, transmeton Telegrafi.
Përveç këtyre video-lojërave ekskluzive, Netflix Games po shton edhe tituj më të vjetër që ishin shumë të suksesshëm pas fillimit, përkatësisht Monument Valley dhe Monument Valley 2.
Netflix Games ka konfirmuar se loja Monument Valley 3 do të jetë e disponueshme nga 10 dhjetori dhe premton t’u ofrojë lojtarëve historinë më të madhe të vendosur në universin e Monument Valley deri më tani.
Nga ana tjetër, ende nuk ka një datë të daljes në treg për Squid Game: Unleashed, por dihet se sezoni i dytë i serialit “Squid Game” do të debutojë më 26 dhjetor të këtij viti, kështu që video-loja mund të shfaqet edhe në të njëjtën kohë.
Video-loja është zhvilluar nga Boss Fight dhe Netflix Game Studio, dhe është një lojë party royale me 32 lojtarë, e cila sjell sfida të shumta për lojtarët, të cilat ata do t’i njohin nga seriali.
Ka disa video-lojëra të tjera që janë tashmë të disponueshme ose së shpejti do të jenë të disponueshme për lojtarët. Ludo King: Netflix dhe Diner Out janë tashmë të luajtshme dhe plotësisht falas.
Snake.io mbërrin në 27 gusht dhe Battleship më 10 shtator. Monument Valley mbërrin në 19 shtator, Rollercoaster Tycoon Touch më 8 tetor dhe Monument Valley 2 do të jetë i disponueshëm nga 29 tetori.
Nga ana tjetër, ende nuk ka një datë të daljes në treg për Squid Game: Unleashed, por dihet se sezoni i dytë i serialit “Squid Game” do të debutojë më 26 dhjetor të këtij viti, kështu që video-loja mund të shfaqet edhe në të njëjtën kohë.
Video-loja është zhvilluar nga Boss Fight dhe Netflix Game Studio, dhe është një lojë party royale me 32 lojtarë, e cila sjell sfida të shumta për lojtarët, të cilat ata do t’i njohin nga seriali.
Ka disa video-lojëra të tjera që janë tashmë të disponueshme ose së shpejti do të jenë të disponueshme për lojtarët. Ludo King: Netflix dhe Diner Out janë tashmë të luajtshme dhe plotësisht falas.
Snake.io mbërrin në 27 gusht dhe Battleship më 10 shtator. Monument Valley mbërrin në 19 shtator, Rollercoaster Tycoon Touch më 8 tetor dhe Monument Valley 2 do të jetë i disponueshëm nga 29 tetori. /Katror.info