Përmes një video ku paraqitet performanca e Filharmonisë së Kosovës duke luajtur veprën “Baresha” të Rexho Mulliqit e intepretuar më parë nga Nexhmije Pagarusha, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka kujtuar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën, në katër vjetorin e vdekjes së saj.
“Sot në katër vjetorin e vdekjes e kujtojmë artisten e pazëvendësueshme që dha aq shumë për artin, muzikën dhe kulturën e kombit tonë, Nexhmije Pagarushën”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo ministri.
Më tutje në njoftim thuhet se Pagarusha, talentin që kishte e shfrytëzoi për të kultivuar këngën dhe muzikën e mirëfilltë shqipe, duke lënë kështu pas vetes një krijimtari aq të pasur artistike.
“Plot 5 albume e 88 këngë që janë vlerë e çmuar e trashëgimisë së artit tonë muzikor”, thuhet tutje në njoftim.
Më poshtë gjeni edhe videon e postuar nga MKRS./Katror.info