Philadelphia Eagles do të jetë ekipi pritës për ndeshjen e parë të sezonit të rregullt të NFL në Brazil të premten, më 6 shtator – një ditë pas hapjes së sezonit 2024, tha të hënën komisioneri Roger Goodell.
Goodell trajtoi lojërat e fatit, zyrtarët, diversitetin, rregullin e Rooney dhe shumë më tepër – duke përfshirë edhe romancën e Taylor Swift me Travis Kelce – në një konferencë shtypi gati një-orëshe të mbajtur brenda dhomës së zhveshjes së Las Vegas Raiders.
Goodell bëri lajm kur tha se Eagles do të luajnë në Sao Paolo kundër një kundërshtari që do të emërohet. Kjo do të jetë hera e parë në 54 vjet që NFL ka luajtur një lojë të premten në mbrëmje në fundjavën e saj të hapjes. Herën e fundit kur NFL ka luajtur një lojë të premten ka qenë më 18 shtator 1970 kur Los Angeles Rams priti St. Louis Cardinals.
Ndeshja do të luhet në Corinthians Arena, shtëpia e skuadrës braziliane të futbollit SC Corinthians. Stadiumi u përdor si në Kupën e Botës 2014 ashtu edhe në Lojërat Olimpike 2016. Kundërshtari i Eagles, së bashku me orën e fillimit, do të shpallet më afër kur të zbulohet orari i 2024-ës këtë pranverë./AP/Katror.info