Nga sot, 31 mars 2024 filloi llogaritja verore e orës. Akrepat e orës zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00 të mëngjesit.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.
Nga llogaritja verore e orës i bie që të flemë më pak, por nga ana tjetër do të mundësojë të përfitojmë nga ditët më të gjata dhe rrezet e diellit./Katror.info