Për herë të parë pas 98 vitesh, banorët e Çikagos notuan sërish në lumin e tyre – një rrjedhë ujore që dikur ishte sinonim i ndotjes urbane, por që sot përfaqëson një histori suksesi mjedisor.
Dikur i mbushur me ujëra të zeza dhe mbetje industriale, lumi Çikago është shpallur zyrtarisht i sigurt për not pas dekadash përpjekjesh të qëndrueshme për pastrimin dhe rehabilitimin e tij.
Të dielën, garuesit dhe qytetarët u mblodhën për “Chicago River Swim”, një ngjarje që rikthehet për herë të parë që nga viti 1927.
“Kjo është një fitore madhore për qytetin tonë – një dëshmi e punës së palodhur për rikthimin e lumit tonë,” tha kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson. “Ky event është një festë e progresit dhe një e ardhme më e ndritur, më gjithëpërfshirëse.”
Çikago nuk është e vetmja…
Këtë verë, edhe banorët e Parisit u lejuan të lahen në lumin Seine, për herë të parë në më shumë se një shekull. Si Çikago, edhe Parisi ka ndjekur një strategji afatgjatë për rehabilitimin e rrjedhave të veta ujore./Katror.info