Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga ky muaj është ekzekutuar pagesa me rritje për lehonat në Kosovë, duke e çuar shumën mujore në 325.9 euro, nga 170 euro sa ishte më parë.
“Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona – 325.9 euro/muaj, nga 170 euro më parë. Kur e mendon që deri para katër vitesh mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë zero, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, ka shkruar Murati në një postim gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale.
Sipas tij, kjo rritje është dëshmi konkrete e angazhimit të qeverisë për të mbështetur gratë dhe familjet e reja, duke e konsideruar këtë masë si pjesë të politikave sociale që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe barazinë sociale.
Programi i shtesave për lehonat është pjesë e skemave të mbështetjes direkte që Ministria e Financave ka zbatuar gjatë mandatit të saj, duke përfshirë një sërë politikash që synojnë fuqizimin ekonomik dhe social të qytetarëve./Katror.info