Sunny Hill Festival ka njoftuar se i është bashkuar European Talent Exchange, një platformë prestigjioze që synon të ndihmojë artistët e rinj të afirmohen në skenat ndërkombëtare.
Përmes kësaj nisme, talentet e reja nga Kosova do të kenë mundësinë të performojnë në festivale të ndryshme përtej kufijve, duke përfaqësuar vendin në skenat më të njohura evropiane.

“From Prishtina to Europe!” – ky është mesazhi që përmbledh vizionin e ri të festivalit: të krijojë ura kulturore dhe artistike që lidhin Kosovën me Evropën, duke i dhënë zë brezit të ri të muzikantëve që ëndërrojnë të ndajnë krijimtarinë e tyre me botën. /Katror.info











