katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    7 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    7 hours ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    8 hours ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    7 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    8 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    13 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    9 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    9 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    9 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga Rahoveci e deri te Besiktasi, rrugëtimi fantastik i futbollistes Donjeta Halilaj
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraSporti n'Katror

Nga Rahoveci e deri te Besiktasi, rrugëtimi fantastik i futbollistes Donjeta Halilaj

Last updated: 23/09/2023 8:51 AM
217 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gazeta Enigma
Foto: Gazeta Enigma

Prej pranimit në UEFA e FIFA, futbolli kosovar ka bërë një zhvillim të hatashëm, duke bërë që ekipet kosovare të kenë paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

Te djemtë skuadra si FC Ballkani që ka shkruar historinë duke u kualifikuar dy herë radhazi në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, kurse te vajzat historinë e shkruajti skuadra e KFF Mitrovicës në vitin 2019 duke u kualifikuar në rundin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Falë zhvillimit të futbollit në Kosovë shumë futbollist e futbolliste po ia shohin hajrin duke e shfrytëzuar futbollin tonë si një trampolinë për të kaluar në skuadra të ndryshime evropiane.

Mundesh me e lexu edhe…

Çanta e parë e Jane Birkin del në shitje në ankand

E një rrugëtim fantastik i cili ka qenë jo i lehtë është për futbollisten nga Rahoveci, Donjeta Halilaj e cila iu ka bashkuar skuadrës së Besiktasit nga KFF Mitrovica.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Donjeta Halilaj në një rrëfim për Gazetën Enigma ka treguar se kur ka nisur të merret me futboll, ku e ka nisur karrierën, cili ka qenë synimi i saj që e re dhe si u bë puna që t’i bashkohet gjigantit turk, Besiktas.

Donjeta, e cila vie nga fshati Guri i Kuq i Rahovecit, hapat e parë me futboll i kishte marrë në rrugët e lagjes së bashku me djemtë e axhallarve të saj, pastaj ishte regjistruar në klubin e femrave të Malishevës.

“Futbollin e kam filluar qysh në fëmijëri me djemtë e axhallarve të mijë në lagje, aty jam njoftuar për herë të parë më topin. Pas futbollit të lagjes duke e parë interesimin e madh timin për këtë sport, kam filluar me grupmoshat e djemve deri në moshën 13-vjeçare kur edhe u regjistrova në klubin e KFF Malishevës për femra në atë kohë”, rrëfen për Gaztën Enigma Donjeta Halilaj.

23-vjeçarja e cila luan si mesfushore ofansive, pasi e nisi karrierën te Malisheva pas paraqitjeve të mira e vazhdoi karrierën te KFF Dukagjini e pas Dukagjinit iu bashkua klubit të Hajvalisë, aty ku i shijoi titujt e parë në karrierën e saj profesioniste.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pasi e nisa karrierën time si futbolliste te KFF Malisheva kalova te KFF Dukagjini, te skuadra kilnase bëra paraqitje të mira, paraqitjet e mija të mira i kishte parë skuadra e Hajvalisë që më transferoi në radhët e veta. Te Hajvalia arritëm që të shpallemi kampione në Superligën e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave”, tregon ajo.

Foto: Gazeta Engima
Foto: Gazeta Enigma

Pas Hajvalisë, për Donjeten ishte koha që të ndërronte ambient, t’i bashkohej KFF Mitrovicës, klub në të cilin qëndroi për pesë vite, duke fituar gjithçka, sikurse në aspektin ekipor ashtu edhe në atë indiviudal.

“Pas Hajvalisë, iu bashkova skuadrës së KFF Mitrovicës, klub në të cilin qëndrova për plotë pesë vite duke fituar gjithçka në futbollin e Kosovës. Me Mitrovicën u shpalla kampione e Kosovës plotë katër herë dhe duke e fituar Kupën e Kosovës gjashtë herë radhazi”, tregon Donjeta e cila thotë se përveç titujve në futbollin kosovar, Kosovën e bën krenare edhe me paraqitjet në Ligën e Kampionëve për femra ku arritën në 32 ekipet më të mira në Evropë.

 “Përveç titullit të kampion dhe Kupës së Kosovës, ne i bëmë krenar edhe Kosovën duke luajtur në Ligën e Kampionëve, ku u përballem me skuadra si Ëolfsburg në fazën e eliminimeve duke u futur në mesin e 32 ekipeve më të forta në Evropë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sezoni 2021/2022 në futbollin kosovar i takoi Donjetës, e cila u shpall futbollistja më e mirë në Kosovë për këtë vit kalendarik të futbollit. Përformancat e mira të Donjetës ranë në sy të Vëllaznisë nga Shqipëria, skuadër e cila e huazoi për dy sezone për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

“Sezoni 2021/2022 ishte fantastik për mua, pasi u shpalla futbollistja e vitit në Kosovë. Çmim i cili më dha më shumë motivim për të vazhduar në rrugën e futbollit deri te plotësimi i ëndrrave të mia. Gjatë sezonit 2021/2022 dhe 2022/2023 kam qenë e huazuar te skuadra e Vëllaznisë së Shkodrës për disa lojëra në Ligën e Kampionëve. Huazimi ishte i thjeshtë me mirëkuptim më skuadrën e Mitrovicës, pra vetëm për lojërat në Ligën e Kampionëve” tregon ish-futbollistja e KFF Dukagjinit.

Vera e vitit 2023, padyshim që i përket Donjeta Halilajt, pasi futbollistja nga Rahoveci e kuptoi se mund ta përmbushte ëndrrën e saj që ta vazhdonte karrierën e saj në futbollin evropian duke iu bashkuar skuadrës së Besiktasit.

“Vera e këtij viti ishte momenti kur e kuptova se mund të ndërroj ambient, të bëhem me një klub të ri, por kësaj radhe jashtë kufijve të Kosovës, te gjiganti turk, Besiktas.  Që nga 19 korriku i këtij viti unë jam pjesë e skuadrës së Besiktasit”, tregon ajo e emocionuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Futbollistja e Kombëtares së Kosovës kishte qenë nën vëzhgim nga skuatët e Besiktasit duke i bindur ata që t’i bashkohet skuadrës turke. Donjeta zbulon për Gazetën Enigma prapaskena se si u bë puna që t’i bashkohet Besiktasit.

“Unë kam qenë në vëzhgim e sipër në sezonet e fundit nga skautët e klubit turk, pas përformancave të mia të mira, drejtori i klubit të Besiktasit ka ardh në Kosovë dhe jemi ulur kemi biseduar për mundësitë e transferimit në Turqi. Unë kam pasur kontratë edhe dy vite me skuadrën e KFF Mitrovicës, por skuadra mitrovicase ka pranuar që t’i bashkohem klubit turk pa asnjë kompenzim të vetëm, vetëm që unë ta realizoj ëndrrën time si futbolliste dhe për këtë gjë i falënderoj publikisht”, zbulon ajo për Gazetën Enigma e që nuk harron t’i falënderon publikisht edhe klubin e KFF Mitrovicës që ia ka hapur rrugën drejt plotësimit të ëndrrës së saj si futbolliste.

Ajo tregon se gjithmonë ka stërvitur dhe në mendjen e saj ka qenë synimi i saj i vetëm që të luaj në një ekip të madh evropian.

“Gjithmonë kam stërvitur dhe kam luajtur duke ëndërruar për të luajtur në një ekip të madh evropian. Normalisht, synimet e mia nuk përfundojnë këtu me skuadrën e Besiktasit, pasi ende jam e re dhe dua që me punë dhe me përkushtim maksimal t’i mbërrij majat e futbollit evropian”, tregon ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Donjeta e ka nisur mirë sezonin te Besiktasi duke e fituar besimin e trajnerit, e cila ka luajtur standard që nga minuta e parë në tri xhirot e para të këtij kampionati.

23 – vjeçarja nga Rahoveci tregon dallimin e futbollit të Ligës së Turqisë dhe atij të Kosovës.

“Dallimi është i madh, sepse këtu në Turqi liga është e fortë, konkurruese dhe secila ekip është më e fortë se tjetra, pra konkurrenca e bën ligen e fortë”, zbulon ajo për Enigmën.

Krejt në fund, Donjeta ka një mesazh për vajzat e reja që dëshirojnë të merren me futboll.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vajza, kurrë mos u ndalni, përkushtonu 100 % në futboll, disiplinë, punë dhe asgjë tjetër, suksesi do të vie”.

Donjeta Halilaj i mbron ngjyrat e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2018-të duke qenë si njëra prej lojtarëve kryesore te “Dardanet”, shpesh-herë duke e bartur edhe shirtin e kapitenit./Katror.info

Marrë nga Gazeta Enigma.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Besiktasdonjeta halilajlajme të miraSPORTSporti n'Katrortop3Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kënga e re e Ed Sheeran është frymëzuar nga seriali ‘Friends’
Artikulli i ardhshëm Foto: Youmatter Shpenzimi i parave për udhëtime ju bën të lumtur

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

11 Shikime
Sporti n'Katror

Përmbyllet gara e madhe e pingpongut WTT Feeder Prishtina 2025

53 Shikime
Lajme të mira

”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?