Çmimi i naftës dhe derivateve të saj ka regjistruar rënie prej 4 përqind në tregun global.
Këtë rënie e ka shkaktuar rritja më e madhe sesa që pritej e normave të interesit nga ana e Bankës së Anglisë, por edhe vendeve të tjera, që nxiti shqetësimet rreth ekonomisë dhe kërkesës për derivate, raporton Reuters.
Nafta e papërpunuar Brent ka regjistruar rënie prej 3.9 përqind, apo 2.98 dollarë për barrel.
Derisa në West Texas Intermadiate, rënia ka qenë 4.2 përqind, apo 3.02 dollarë. Një barrel Brent ka cmim prej 74.14 dollarë derisa në ËTI shitet me 69.51 dollarë./Katror.info