katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
    1 hour ago
    A do të lejohen tifozët shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri?
    2 hours ago
    Nuk ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e 31-të
    2 hours ago
    Mot me diell
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest
    1 hour ago
    QKK sjell në qendër animacionin kosovar në Festivalin e Annecy
    3 hours ago
    RLIOF shpalos emrat e natës përmbyllëse
    3 hours ago
    Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    3 hours ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    5 hours ago
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    13 hours ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    2 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 day ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nick Cave me albumin e fundit dhe koncertet e tij ofron gëzim pas pikëllimit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Nick Cave me albumin e fundit dhe koncertet e tij ofron gëzim pas pikëllimit

Last updated: 27/10/2024 8:38 AM
338 Shikime
Shpërndaje
Nick Cave në O2 Arena, Pragë, 17 tetor 2024 | Foto: YouTube/Jiri Pelikan

Thuhet se dëgjuesi duhet të shkojë në koncertet e Nick Cave dhe grupit të tij “The Bad Seeds” në disponim mental  të duhur. Megjithatë, performanca e tyre  në arenën O2 të Pragës tregoi se nuk ka nevojë për një disponim të tillë.

Cave prezantoi çdo krijim të tij në botën e muzikës personalisht dhe ishte një udhëzues i mirë në të, duke përdorur fuqinë e melodive, teksteve, humoreve të këngëve dhe fjalëve shoqëruese të tij, gjë që në vitet e mëparshme rrallë e bënte. Në skenë, ai hyn në gjendje ekstatike. Në të njëjtën kohë, ai menaxhoi me lehtësi pjesët e tij të këndimit, të cilat në shumë momente u forcuan nga katër vokalistë mbështetës që ngritën disa pasazhe në lartësi engjëllore. Këndimi i tyre ndriçoi dhe ngriti atë të Nick Cave. Pikërisht ishin vokalet e tyre të cilët e hapen koncertin me këngën “Frogs” nga albumi i fundit, këngë me elemente të forta ungjillore, që paralajmëron si do të shkojë ky koncert, në një atmosferë plot emocione ku do të këndohet dhe vallëzohet, për gëzim dhe lumturi pas një dhimbjeje dhe pikëllimi.

Nick Cave & the Bad Seeds • Red Right Hand • The Wild God Tour • Live at O2 arena Praha • 17.10.2024

Nick Cave është njëri ndër performuesit më karizmatik dhe si i tillë është mjaft i besueshëm te publiku. Ai nuk mund të këndojë shumicën dërrmuese të këngëve të tij pa u futur siç duhet në to, por edhe pa e futur edhe publikun thellë në to, në disponimin, atmosferën apo përmbajtjen e tyre. E ai këtë e bënë pa problem dhe kjo veçori e bënë atë intensiv dhe bindës.

Mundesh me e lexu edhe…

Çiklizmi ul rrezikun nga demenca

Ai paralajmëron këngën “Oh Children” nga viti 2004 si më relevante se kurrë më parë, ai e shpjegon këngën “Tupelo” që ia ka kushtuar lindjes së Elvis Presley, kënga përshkruan me motive biblike lindjen e Elvis Presleyt gjatë një stuhie të fortë në qytetin Tupelo, Mississippi. Vokalistet mbështetëse të veshura në të bardhë me vokalet dhe koreografinë e tyre i japin të gjithë këngës një element shenjtërie.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Tupelo” dhe “Red Right Hand” këngë për hakmarrjen hyjnore, e cila gati se është firmë njohëse për opusin e Nick Cave u performua pothuajse në një gjendje hipnotizimi për publikun. Ai publikun e tërhiqte me vete në emocione edhe me këngët nga albumi i ri si në këngën “O Wow O Wow (How Wonderful She Is)” një moment i vështirë ku ai shpjegon se kënga është për Anita Lane ish partneren dhe bashkëpunëtoren e kahmotshme, e cila ishte bashkë-autore e disa këngëve të tij dhe anëtare e grupit Bad Seeds, një person i mrekullueshëm për të që u nda nga jeta më 2021.

Nick Cave & the Bad Seeds • Papa Won’t Leave You, Henry • Live at O2 arena • Praha • 17.10.2024

Por, Nick Cave e tregon edhe anën guximtare me “Mercy Seat” këngë dinamike, e cila tregon historinë e një burri që do të ekzekutohej në karrigen elektrike. “Selia e Mëshirës” i referohet si kaporetit, kapakut të Arkës së Besëlidhjes, ashtu edhe karriges elektrike. “Wheeping Song” (Kënga e vajtimit) e rrit guximin e publikut edhe më tej duke kënduar bashkë me të. Koncerti mbyllet me këngën “Into My Arms” ku publiku shndërrohet në një kor gati me 20 mijë zëra dhe e mbyllin koncertin me refrenin “Into My Arms oh Lord” (Në krahët e mi, o Zot).

Kjo është pikërisht ajo që Nick Cave është për momentin. Kur krijon, bie në trishtim dhe në gjendje të mjerueshme. Kur incizon dhe performon, është i çmendur, por edhe i lumtur. Në sallën më të madhe në Çeki, ai madje buzëqeshi këndshëm disa herë në skenë dhe bëri humor me Warren Ellis, bashkëpunëtori më i afërt i tij në grup, gjë që është pak e pazakonshme për “mrrolanin” më të njohur në muzikë.

Në mënyrë stilistike, puna e Nick Cave dhe The Bad Seeds nuk është e lehtë për t’u klasifikuar. Ai përdor disa elemente të zhanreve, që nga rock-u gotik, rock-u i artit e deri te punk rock-u, por kurrë nuk i nënshtrohet asnjërit zhanër deri në fund në dëm të krijimtarisë së tij. Këngët nuk janë të lehta për t’u mbajtur mend, por ato sfidojnë dëgjuesin. Në fund të fundit, pika e tyre më e fortë është atmosfera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, Cave di si t’i mësojë audiencën e tij t’i dojë ato këngë, gjë që bëhet nga sinqeriteti i tij si një personalitet artistik i besuar karizmatik. Ai vë shumë kontakt në koncerte me rreshtat e parë të spektatorëve. Kur nuk ishte ulur pranë pianos, ai zakonisht ishte në buzë të skenës, brenda mundësive të duarve të tifozëve. Atij i pëlqente t’i prekte dhe madje të krijoj solidaritet të ndërsjellë mbështetës me publikun. Ai ishte i hapur dhe i prekshëm në ato momente, por asnjë nga vizitorët nuk guxoi të tërhiqte nga këmbët ose duart e tij siç bëjnë yjet e popit dhe rock-ut në atmosferë të tillë.

Ai i përcaktoi ngjarjet. Kur kapi dorën e dikujt, ishte vendimi i tij, kur u mbështet dhe u shtri në duart e publikut ishte dëshira e tij. Kur vuri një mikrofon në dorën e dikujt dhe vallëzoi pak më larg me duart e kapura nga publiku ishte njësoj, dhe ai që mbante mikrofonin nuk lëvizi, nuk u largua dhe nuk tha asnjë fjalë në mikrofon. Në prani të australianit karizmatik, ai nuk do të bënte këtë. Dhe ndoshta as që i shkonte ndër mend nga tërë atmosfera e krijuar. Nick Cave And The Bad Seeds e kanë transformuar arenën O2 në një botë emocionale shumëngjyrëshe.

Koncerti i Nick Cave në O2 Arena, Pragë | Foto: Mahir Elshani

Cave kishte sharmin e melankolisë. Nga ana tjetër, lëshonte energjinë e grupit dhe ofronte momente shpërthyese por edhe sillte qetësi absolute në harmoni vetëm me vokale dhe piano, kur e bënte pothuajse të gjithë publikun të këndonte me të.

Nick Cave ka vërtetuar se ai nuk është vetëm një artist i jashtëzakonshëm, por është edhe një mjeshtër i krijimit të një lidhjeje të thellë me audiencën e tij. Ai  dha një koncert dinamik që ndërthurej me krijimtarinë dhe momentet nga jeta e tij në mënyrë që krijonte një lidhje intensive mes të gjithëve në sallë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në karrierën e tij muzikore, nga fundi i viteve 1970 -a, Nick Cave bëri një hap nga atraksioni shumëvjeçar në teatret botërore deri në rock arena. Dhe kjo e pozicionoi atë si ikonë e fundit të alt-rockut, duke mbushur boshllëkun e lënë nga Leonard Cohen, David Bowie dhe Lou Reed. Deri sa atij i konvenonte afërsia me publikun në skena të vogla ai me kohë u detyrua të lëvizë, dëshmoi dhe zbuloi se edhe me një publik prej 20 mijë spektatorësh mundë të ketë afërsinë e njëjtë si me vetëm 200 spektatorë dhe kjo është e veçanta e tij.

Nick Cave & the Bad Seeds • Tupelo • The Wild God Tour • Live at O2 arena Praha • 17.10.2024

Nick Cave dhe grupi i tij ndodhën në turne kryesisht për të promovuar albumin e tyre të gushtit “Wild God”. Tri këngë aplikuan për t’u emëruar si titull i albumit, por, kënga “Conversion” (Konvertimi) tingëllonte tepër fetar, “Joy” (Gëzimi) ngjall një gjendje gëzimi të tepërt edhe pse kënga ka narracion të kundërt, dhe kështu “Wild God” (Perëndia e Egër) fitoi. Albumi lë përshtypjen se këngët lindin nga vuajtjet, por interpretohen në një gjendje krejt tjetër.

Me publikimin e “Wild God”, që është albumi i tij i 18-të, ndër më emocionalet në krijimtarinë e tij duket sikur Cave ka arritur dhe  e ka ruajtur në mënyrë më mbresëlënëse versionin e tij të paqes. Tani ai ngjan si një burrë shteti i nderuar, i moshuar, duke shpërndarë njohuri të fituara me vështirësi. Ai e ka përvojën dhe diturinë e duhur, i ka vitet me drogë, ripërtëritjen e përsëritshme artistike duke shkruar romane dhe filma dhe duke vuajtur dy tragjedi të tmerrshme familjare. Ai ka mjaft mençuri për të dhënë. Dhe ai e bën. Thellësia e punës së Cave është thelluar me kalimin e kohës. Ai është padyshim një shkrimtar aq i mirë sa edhe këngëtar.

Me guxim, këngët nga ky album nuk prozelitizojnë ose ofrojnë një rrëfim të devotshëm për konvertimin në ndonjë ideologji apo një tjetër. Albumi jep një shkëlqim shpengues, por është shumë në përputhje me stilin e Cave. Referencat e Blues-it turbullohen me murmuritje rreth fantazmave, shpirtrave dhe kuajve misterioz. Koret me tinguj engjëllorë varen si perde elegante mbi meloditë e zymta të bazuara në piano. “Të prekur nga shpirti/ të prekur nga flaka” shkon kori në këngën “Conversion” (Konvertimi) i cili mund të tingëllonte pothuajse çuditërisht serioz nëse nuk do të jepej me një bindje dhe ankth kaq të vërtetë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga  titullare “Wild God” dhe “Frogs” janë të dalluarat. Vërtet duhet të jetë një Zot i egër për të kapur imagjinatën te krijuesi si Cave, i cili ka shpjeguar në mënyrë elokuente në prezantimin e albumit se “kur dëgjoj një këngë lavdërimi që i këndohet një Zoti që në asnjë nivel empirik ndoshta nuk ekziston, emocionohem dhe sfidohem disi më shumë, por mbushem me një respekt të thellë për atë nevojë njerëzore për atë  kuptim që është sa i fuqishëm, i dëshpëruar dhe absurd por edhe kaq i bukur.”

Ai baritoni stentorian ende gërmon fuqishëm, gjë që është mrekulli pas gjithë këtyre viteve. Vitet e fundit, Cave ka punuar shumë, por ka punuar edhe në ngushëllimin e vetvetes  për vdekjet aksidentale të djemve të tij, pikërisht ashtu siç duhet të bëjnë artistët e lindur – ngushëllohen duke krijuar art. Kur një shfaqje fantazmë e një djali me “një kokë të ndezur” e viziton atë natën, në këngën “Joy” fantazma nuk vjen me zjarr dhe squfur.

Ajo ka një mesazh shumë të bukur: “Ne të gjithë kemi pasur shumë pikëllim, tani është koha për gëzim”, thotë fantazma e djalit. Fakti që Cave ka arritur t’i mbijetojë të kaluarës së tij të ashpër është diçka për të cilën ai është qartësisht mirënjohës dhe të bësh muzikë vitale në moshën e tij (67) është një bekim si për të ashtu edhe për dashamirët e muzikës. Këngët e albumit nuk nguliten në errësirë ​​- dhimbje, vuajtje dhe vdekje, duke përfshirë vdekjen e ish-bashkëpunëtores dhe partneres së Cave, Anita Lane – por sugjerojnë se jeta mund të sjellë ende eufori të jashtëzakonshme pavarësisht nga të gjitha. Kënga për Anita Lane quhet “O Wow O Wow” (Sa e mrekullueshme është ajo) dhe është jashtëzakonisht melodike, e zbukuruar me njolla abstrakte të vokoderit dhe me një inçizim telefonik të saj për Nick Cave ku ajo duke qeshur kujton të kaluarën e tyre të bukur dhe fletët me mburrje dhe lumturi për ato vite, jo me pikëllim dhe dhimbje.

Duke mos kompromentuar asnjë centimetër të vizionit artistik, Nick Cave është ende i egër dhe intensiv siç ka qenë gjithmonë, por tani një qetësi e madhe është futur në çdo notë. Dhe kjo  është ideja e tij se si të pajtohet me një “Wild God” (Perëndie të egër)./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Koncertnick caveO2 ArenapeoplePragueThe bad SeedstopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup
Artikulli i ardhshëm Një aplikacion i Apple do t’i ndihmojë njerëzit ta menaxhojnë nivelin e diabetit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

11 Shikime
People

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

8 Shikime
People

Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?