Më 2021 bendi Coldplay kishte njoftuar për një plan 12-pikësh për ta zvogëluar ndotjen me karbon gatë turneut për 50 për qind.
Ndërkaq, ata tani kanë ardhur me të dhënat e tyre, duke thënë që në dy vjetët e parë, turneu Music of the Spheres, ka arritur një reduktim prej 59 për qind të emetimit të dioksidit të karbonit krahasuar me turneun paraprak botëror.
Ata kanë përdorur një skenë vallëzimi që gjeneron energji elektrike kur fansat kërcejnë poshtë dhe lart, si dhe e kanë zvogëluar numrin e udhëtimeve ajrore.
Njashtu, bendi ka thënë që shtatë milionë pemë janë mbjellë në kuadër të betimit të tyre që do ta mbjellin nga një pemë për secilin fans që shkon në koncert te ta./Katror.info