Gjatë gërmimeve arkeologjike në Hasankeyf, në Turqi, në një nga vendbanimet më të vjetra në botë, u gjet një enë 800-vjeçare që shfrytëzohej për shërim dhe dy unaza gjuetie të bëra me kocka.
Profesori i historisë së artit Zekaj Erdal thotë se në botë janë gjetur vetëm 22 enë të tilla dhe se kjo nga Hasankeyf është 23-ta, e punuar me material bronzi dhe i përdorur në mjekësinë popullore në botën mesjetare islame, shkruan ArkeoNews.
“Kjo enë, e zbukuruar me hajmali, shenja dhe vargje, në fakt lidhet me Hasankefin në një aspekt. Besohej se banaorët e Hasankejfit apo ata që shkonin në kështjellë nuk kafshoheshin nga gjarpërinjtë dhe akrepat. Ena është e gdhendur me motivet e një dragoi me dy koka, një qen, një gjarpër dhe akrepa. Besohet se një person që pinte ujë nga ena mbrohej nga kafshimet e tyre. Ena është përdorur edhe për trajtimin e njerëzve me kafshime të tilla”, tha Erdal.
Një unazë gjuajtjeje me hark u gjet në kriptë, duke sugjeruar se personi i varrosur ishte i rëndësishëm, por identiteti nuk mund të përcaktohej. Unazat janë prej kockave. Ato mbaheshin në gishtin e madh kur gjuanin një shigjetë për të mbrojtur gishtin nga vargu i harkut./Katror.info