Një kompani gjermane do të investojë 20 milionë euro në Kosovë në sektorin e automobilizmit, respektivisht për prodhimin e pjesëve inovative për automjete. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.
“Ne jemi shumë krenarë që sivjet kemi arritur, pas një pune dyvjeçare me një kompani gjermane më në fund ka vendosur që të investojë në Kosovë, është investim prej 20 milion eurove ne sektorin e automobolistikës. Është një kompani joint venture e themeluar prej dy kompanive në Gjermani të cilat furnizojnë sektorin e automjeteve atje,” tha Hasani për një intervistë për Radio Kosovën.
“Lokacioni është përcaktuar në Obiliq, pajisjet kanë ardhur, ka filluar edhe trajnimi i stafit, kurse prodhimi pritet të fillojë në pranverë të vitit 2024. Nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të vitit 2025 aty do të punësohen 300 persona”, tha për RTK-Radio, Nora Hasani, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Ndiqeni emisionin e plotë në linkun e mëposhtëm: