Është konsideruar një revolucion i vërtetë në botën e resorteve dhe hotelerisë.
“Atlantis The Royal” i cili u hap të hënën në Dubai, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Resorti është ndërtuar me një stil të veçantë arkitekturor, që i ngjan lojës së famshme Jenga dhe ka 6 kulla.
Në total, hoteli ka 795 dhoma, secila me pishinë personale dhe çmimet fillojnë nga 850$ nata.
Në majën e resortit gjendet edhe një pishinë 265 metra, ndërsa në krah të barit, një akuarium i mbushur peshq.
Dhomat janë të pajisura me teknologjinë e fundit, ndaj klientët do të jenë në gjendje që të kontrollojnë vetë çdo gjë, duke nisur nga ndriçimi, termostati i dushit, televizori apo çdo pajisje tjetër përmes telefonave të tyre celularë.
Atlantis the Royal pritet të kthehet shumë shpejt në destinacionin ikonik të argëtimit dhe jetës së natës në Dubai./Katror.info