Në përpjekje për të shtrirë diapazonin e solidaritetit në mes të të rinjve, një projekt i rrall po merr formë. Ky projekt do të mobilizon një spektrum të gjerë aktorësh, duke përfshirë shoqatat e diasporës, sipërmarrësit diasporikë, të rinjtë e diasporës dhe të rinjtë e Kosovës, për të krijuar një projekt solidariteti. Ky projekt synon të ndërtojë një ndjesi të theksuar të rëndësisë së solidaritetit në shoqëri.
Organizata joqeveritare TOKA (Prishtinë) do të zbatojë një kamp përgatitor në Kosovë në dhjetor 2023, ku pjesëmarrja është falas, duke përfshirë transportin, akomodimin dhe ushqimin. Një kamp që synon të angazhojë dhe përgatisë të rinjtë për Ditën e Solidaritetit në diasporë, shkruan Albinfo.ch.
Të rinjtë nga diaspora në moshën 18-28 vjeçare kanë mundësinë të aplikojnë deri më 22 tetor për të marrë pjesë në këtë kamp përgatitor të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas organizatorëve, ky projekt synon të promovojë bashkëpunimin dhe solidaritetin midis të rinjve të Kosovës dhe të diasporës. Për të mësuar më shumë dhe për të aplikuar, vizitoni faqen zyrtare: https://forms.gle/4ZcdRjTSXbfNKzbF8.
Kjo është një mundësi e rrallë për të eksploruar dhe për të kontribuar në një projekt solidariteti që synon të ndërtojë lidhje të fuqishme dhe të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit në shoqëri.
OJQ TOKA në dhjetor 2023 po organizon Kampin Përgatitor në Kosovë – me transport, akomodim dhe ushqim të mbuluar.
Përveq argëtimit në kamp synon planifikimin dhe përgatitjen për organizimin e Ditës së Solidaritetit në diasporë.
Të rinjtë e moshës 18-28 vjeçare nga diaspora deri më 22 tetor mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Kampit Përgatitor të organizuar nga OJQ TOKA dhe të përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kampi Përgatitor mbahet në Prishtinë, Kosovë kurse në Formularin e Aplikimit mund t’i rezervoni datat më të përshtatshme për ju për pjesëmarrjen tuaj në Kamp.
Pjesëmarrja është është FALAS – me transport, akomodim dhe ushqim plotësisht të mbuluar.
Krejt çka kërkohet nga ju është të plotësoni formën
https://forms.gle/4ZcdRjTSXbfNKzbF8 – deri me 22 tetor 2023
Për më shumë informata lidhur me Kampin klikoni këtu.
Për të parë se si u u zbatua Dita e Solidaritetit në Kosovë nga TOKA, klikoni këtu. /Katror.info
Përgatiti:
