Seriali “Game of Thrones” mund të ketë përfunduar pesë vjet më parë, por jo ngjarjet të cilat pasqyrohen në librat e George R. R Martin
Menjëherë pas premierës së sezonit të dytë të “House of the Dragon”, HBO njoftoi se një seri tjetër e lidhur me Game of Thrones është duke u zhvilluar.
Siç ka njoftuar HBO, xhirimet për serinë “A Knight of the Seven Kingdoms” tashmë kanë filluar në Belfast në Irlandën e Veriut.
Ajo se çfarë është me të vërtetë emocionuese është se kjo seri do të tregojë ngjarjet e 100 vjet përpara atyre që kemi parë në “Game of Thrones”.
Seriali do të adaptojë novelën e George R. R Martin “The Hedge Knight” dhe do të tregojë historinë e dy heronjve në Westeros në një epokë kur familja Targaryan ende kishte pushtetin e Fronit të Hekurt.
“A Knight of the Seven Kingdoms” do të lansohet në vitin 2025 por një datë zyrtare ende nuk është bërë e ditur. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)