Filxhani i përditshëm me kafe mundet potencialisht ta dyfishojë mbrojtjen ndaj COVID-19, ka sugjeruar një studim i ri nga Universiteti Mjekësor i Kinës.
Studimet e mëhershme kanë treguar se një dietë e pasur me polifenole – komponime kimike që gjenden në bimë dhe veprojnë si antioksidantë – mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve të rënda, përcjell koha.
Kafja përmban shumë polifenole dhe studiuesit kanë shikuar nëse konsumimi mesatar i saj mund ta zvogëlojë rrezikun nga sëmundja e rëndë prej COVID-it.
Studiuesit kanë përcaktuar se konsumi i një deri në dy filxhanë kafe në ditë ndihmon në parandalimin e infeksionit të varianteve të ndryshme të koronavirusit, shkroi FoxNews.
“Ky studim ka verifikuar se konsumi i kafes mund të ofrojë udhëzues për parandalimin e COVID-19”, kanë shkruar autorët e studimit.
“Bazuar në rezultatet, ne sugjerojmë një plan të pirjes së kafes për njerëzit për të parandaluar infeksionin”./Katror.info